Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni përmes një deklarate për media ka treguar arsyet e braktisjes së konferencës ministrore të procesit të Pragës rreth krizës me imigrantë e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.
Hyseni ka thënë se e ka lëshuar tubimin në shenjë proteste me de nominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999).
"Ky de nominim është i papranueshëm ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së".
Ai poashtu theksoi se vetëm muaj më parë, ai kishte nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë de nominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të GJND-se. Kjo konferencë si dhe vet Procesi i Pragës si i tillë synon të forcoj edhe me shumë partneritetin midis vendeve pjesëmarrëse në fushën e migrimit të paligjshëm.
Ministri i Punëve të Brendshme në fund ka bërë me dije se Kosova do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.