Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, u takua me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ai i njoftoi të pranishmit lidhur me temat aktuale që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Theks të veçantë, iu kushtua çështjes së migrimit ilegal, me ç’rast hyseni theksoi se momentalisht, migrimi ilegal i qytetarëve kosovarë është nën kontroll.
Edhe në këtë rast, Hyseni theksoi se liberalizimi i vizave është akt i cili Kosovën do ta nxirrte nga izolimi.
“Presim që misioni vlerësues që do të vijë në Kosovë gjatë muajit korrik do të japin vlerësime pozitive për përmbushjen e kritereve për liberalizim”, tha ministri Hyseni.
Ministri i brendshëm kosovar u përgjigj në shumë pyetje të ambasadorëve të BE-së, që kishin të bënin në mes tjerash edhe me zhvillimet e përgjithshme në rajon, gjendjen nw Maqedoni, luftëtarët e huaj, terrorizmin, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, transmeton Klan Kosova.