Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim njoftues shefen e re të misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
Hyseni e uroi Papadopouloun për detyrën e re, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ndërsa shefja e misionit të EULEX-it shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Hyseni për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e misionit të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.