Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se ministria e tij dhe të gjitha dikasteret qeveritare kanë punuar gjatë gjithë kohës që prej 4 janarit kur edhe u ndalua kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Hyseni në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për ndalimin e Haradinajt, ka kujtuar kohën kur e kishte vizituar atë në Hagë, njofton Klan Kosova.
“Absurditeti i ndalimit të Haradinajt, nuk mund të përshkruohet me fjalë, sepse është Haradinaj ai që ka dëshmuar pafajësinë e vet në dy raste në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi”.
“E kam vizituar në vitin 2010 Haradinaj në paraburgim, një ditë pas vendimit madhor për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. Jam entuziazmuar në besimin që kishte Haradinaj në drejtësinë ndërkombëtare”
“Unë jam i sigurt që me të njëjtën fuqi dhe kurajo, Haradinaj beson edhe sot në drejtësinë franceze”.
Hyseni është shprehur se në atë kohë e kishte vizituar Haradinaj për t’i treguar përkrahjen shtetërore që ka.
“E kam vizituar Haradinajn atëherë, për të demonstruar qartë se shteti qëndron pas një luftëtari të lirisë së shtetit të vet. Shteti edhe sot qëndron fuqishëm pas Haradinajt, si luftëtar i lirisë”