Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të sekretares britanike për punë të brendshme, Theresa May dhe zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Abu Dhabi, Hyseni do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare, përkatësisht në Samitin e titulluar “We protect” 2015 (Ne mbrojmë), që do të trajtojë eksploatimin dhe keqtrajtimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.
Ky samit është vazhdim i konferencës së vjetme të mbajtur në Londër me pjesëmarrje të mbi 70 vendeve dhe dhjetëra kompanive kibernetike dhe organizatave jo qeveritare nga bota.
Samiti ka për objektiv mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual në internet, transmeton Klan Kosova.