Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Mynhen të Gjermanisë, me ftesë të ministres për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Bavarisë, Beate Merk.
Me këtë rast ai do të marrë pjesë në një takim që për temë boshte ka integrimet evropiane dhe migrimin.
Në këtë takim ministri i brendshëm do të flas për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për gjendjen e sigurisë dhe për punët që po bëjnë institucionet e Kosovës në përfarimin e vendit me Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.