Lajmet e fundit

Ministri i brendshëm, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni gjatë raportimit të sotëm në komisionin e brendshëm kanë mohuar se kanë marrë raport nga AKI-ja për incidentin që do të ndodhte në Kumanovë.
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti e cila është anëtare e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së tha se zyrtarë të inteligjencës i kanë thënë komisionit më 23 shkurt se AKI ka informuar presidenten dhe kryeministrin dhe se ka qenë në dijeni edhe ministri Hyseni se do të ndodh Kumanova.
"Nuk besojë në këtë çka thoni, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pas informacion as nuk ka pas raport dhe pikë', tha Hyseni.