Lajmet e fundit

Ministri i brendshëm, Skënder Hyseni, priti në takim një delegacion gjerman, të kryesuar nga Ralf Jager, ministër i Brendshëm nga shteti verior i Vestfalisë.
Temë bisede në këtë takim ishte bashkëpunimi në mes të të dyja shteteve me ç’rast ministri Hyseni ka falënderuar delegacionin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në shumë sfera.
Me këtë rast, ai kërkoi përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në rrafshin e liberalizimit të vizave.
“Është e nevojshme që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët, pasi që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që e kanë të ndaluar lëvizjen e lirë drejt shteteve evropiane”, tha ai.