Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni ka kërkuar sot nga Zvicra që të përkrah Kosovën në lidhur me liberalizimin e vizave.
Ai këto komente i bëri me rastin e zhvillimit të dialogut mbi Partneritetin për Migrim midis Kosovës dhe Zvicrës.
Hyseni gjatë një takimi që e zhvilloi në kuadër të këtij aktivteti pati me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Krystyna Marty Lang tha se janë duke e pritur një komision vlerësues në fillim të korrikut i cili do të konstatoj progresin e arritur.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Zvicrës Krystyna Marty Lang tha se vendi i saj i ka ofruar çdo herë përkrahje Kosovës sa i përket liberalizimit.