19.12.2015 · përditësuar para 3878 dite1 min lexim
Ministri i Punëve të brendshme Skënder Hyseni, ka pranuar sot një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, njofton Klan Kosova.
“Hyseni dhe Avramopoulos, kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore me theks të veçanet në procesin për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit “Hyseni i ka bërë të ditur komisionerit evropian përkushtimin e madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve”.
Ndërkaq njoftohet se Avramopoulos ka theksuar se BE-ja vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt.
Avramopoulos e ka njoftuar Hyseni se planifikon ta vizitojë Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.