Lajmet e fundit

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj ka deklaruar se ai është i bindur që Juventus nuk e ka siguruar Scudetton dhe se ekipi i tij është ende në garë për të.
“Nëse ka përfunduar me gjashtë pikë atëherë është lojë e pakuptimtë. Trajneri ka fituar gjithmonë dhe shpresojmë që të vazhdojmë një gjë të tillë, ai i ofron të gjithëve mundësinë të fitojnë dhe të vazhdojnë një gjë të tillë”, është shprehur Hysaj.
Ai ka theksuar se është i kënaqur me formën e napolitanëve deri tash, raporton football-italia, përcjell Klan Kosova.
“Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, por për tani ne jemi duke ia dalë mirë dhe dëshirojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka shtuar 24 vjeçari.
Hysaj foli edhe për Ligën e Kampionëve ku tha se është i bindur se pas fitores ndaj Liverpool mund ta mposhtin edhe PSG-në.