Lajmet e fundit

Elseid Hysaj dhe Napoli kanë arritur tashmë marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më 2023, raporton “Sportitalia.
Futbollisti shqiptar që merrte pak më shumë se dy milionë euro në sezon, ka përfituar një rritje të lehtë, për të mbërritur në kuotën e 2.5 milionë euro në sezon.
Ai që konfirmon faktin se rinovimi mes futbollistit dhe klubit të Napolit është shumë pranë, është menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, që në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli” deklaroi:
“Rinovimi? Unë dhe Giuntoli kemi folur për gjithçka, por nuk e kemi me nxitim. Nëse Napoli ka dëshirën për zgjatjen e kontratës së Hysajt, ne jemi të lumtur të dëgjojmë dhe të gatshëm të diskutojmë. Elseid ka dëshirë të dëshmojë se është i fortë edhe kur bëhet fjalë për të sulmuar, e gjithashtu edhe pa Sarrin”.
Ky është viti i tretë i mbrojtësit shqiptar tek nënkampionët e Italisë, kur kishte ardhur nga Empoli.