Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar që LDK-ja e përkrahë riformatimin e qeverisë.
“Përkrah riformatimin e qeverisë. Riformatimi dhe zvogëlimi i kabinetit qeveritar është kërkesë e kamotshme e Ldk-së” ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera, Bajrami, ka thënë që nuk din asgjë sa i përket shkrirjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
“Sa i përket shkrirjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, asnjëherë nuk kemi biseduar për këtë çështje” ka deklaruar ministrja.