Lajmet e fundit

Rreth 2000 qytetarë të Budapestit u mblodhën në afërsi të ambasadës ruse, për të protestuar kundër "ndikimit të Rusisë dhe tendencave autoritare," të kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Turma gjatë protestës së mbrëmshme ka brohoritur, "Evropa", "Stop Moskës", si kundërpërgjigje ndaj fushatës së qeverisë "Stop Brukselit", sipas së cilës BE-ja gjithnjë e më shumë po i hedh poshtë të drejtat e shteteve anëtare, raporton AP, përcjellë Klan Kosova.
Disa nga protestuesit kanë deklaruar se arsyeja për këtë tubim është shqetësimi për rritjen e ndikimit rus në Hungari vitet e fundit, sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, transmeton Klan Kosova.