Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku është takuar sot në Budapest me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.
Çollaku falënderoi ministrin Szijjarto për votën në favor dhe përkrahjen e ofruar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ministri i Integrimit Evropian ka diskutuar me kryediplomatin hungarez për procesin integrues të Kosovës në BE, duke u ndalur tek liberalizimi i vizave.
Si udhëheqës i këtij procesi, Çollaku, potencoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe se pret që brenda këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga BE-ja, duke i mundësuar kështu qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza në vendet e zonës Schengen, nga viti 2016.
Po ashtu ministri Çollaku është përgëzuar nga Szijjarto për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së, duke nënvizuar se e vetmja rrugë përpara për stabilitet dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor është integrimi i të gjitha vendeve në Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.