Lajmet e fundit

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të komunës së Gjakovës dhe shtetit të Hungarisë.
Në kuadër të kësaj, ambasadori Markusz e ka përmendur nivelin e lartë të ekspertizës në prodhimin dhe përdorimin e biomasave, punët në agrikulture si dhe në prodhimin e energjisë së ripërtërishme.
Ambasadori ka shtuar se ditët në vazhdim do të kontaktojë me komani të ndryshme në vendin e tij, për shikuar bashkërisht mundësitë e investimeve të përbashkëta në këto por edhe fusha tjera.
Nga ana tjetër, kryetarja Mimoza Kusari – Lila e ka njoftuar ambasadorin Markusz për idetë e komunës në zhvillimin e përgjithshëm, ndërsa theksin e ka vendosur pikërisht në kapacitet e Hungarisë, të përmendura nga ambasadori.
Kusari – Lila e ka përmendur Gjakovën si një komunë me kapacitete të lartë për zhvillimin e bujqësisë dhe agrikulturës, ndërsa si projekt tjetër të rëndësishëm e ka përmendur Ngrohtoren e Re të Qytetit, e cila pritet të funksionojë me biomasa.
E pikërisht këtu pritet të jetë edhe bashkëpunimi dypalësh, pasi ambasadori ka paralajmëruar ardhjen e kompanive hungareze për përpunimin e biomasave.