Lajmet e fundit

Hungarezët janë duke votuar në referendum për kuotat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të akomoduar azilkërkuesit të cilët vijnë nga vendet jashtë Evropës.
Kryeministri Viktor Orban ka qenë ai që ka kundërshtuar zhvendosjen e 160 mijë migrantëve në gjithë bllokun.
Sipas skemës që është paralajmëruar në vitin e fundit Hungaria do të pranojë 1294 azil kërkues.
E sipas sondazheve thuhet se është një mbështetje e fortë për një refuzim, që duhet të marrë mbi 50% të votave.
Gjatë krizës së migrantëve, Hungaria është bërë vend transit në Ballkanin Perëndimor për të hapur rrugë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane.
Në fluksin e madh të refugjatëve, Hungaria kishte mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, e që ky veprim ishte kundërshtuar nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.