Drejtori i Kulturës në Prishtinë, Besart Vllahinja, ka bërë të ditur se Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, ka dhënë një model të bashkëpunimit që synohet mbështetja e klubeve sportive, përkrahja e promovimit të trashëgimive kulturore etj.
Në një status të llogarisë së tij në facebook, Vllahinja njoftoi po ashtu se këto marrëveshje janë arritur gjatë një takimi të tij me sekretarin e Ambasadës së Hungarisë, Zoltan Gulyas, transmeton Klan Kosova.
''Takimi me Sekretarin e Ambasadës Hungareze në Prishtinë z. Zoltán Gulyás, u strukturua në çështje vitale të bashkëpunimit''.
''Modeli i bashkëpunimit synon mbështetjen për klubet sportive dhe sportin, përkrahje në promovimin dhe restaurimin e trashëgiminë kulturore, organizimin e punëtorive për dizajnimin dhe realizimin e kukullave për teatër, si dhe pjesëmarrja në festivale kulturore e fëmijëve''.
Tutje Vllahinja ka bërë të ditur së kanë dhënë një propozim ku preferohet që Biblioteka e Qytetit të ketë këndë të veçantë të titujve të librave nga shkenca, kultura, transmeton Klan Kosova.
''Propozimi ynë që Biblioteka e Qytetit të ketë kënd të veçantë të titujve të librave nga shkenca, kultura dhe arti hungarez përveç pasurimit të fondit të titujve, fuqizon ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe kulturave tona''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.