Lajmet e fundit

Hungaria thotë se do të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit të saj me Serbinë për të mbajtur jashtë emigrantët, transmeton Klan Kosova.
Ministri i jashtëm Peter Szijjarto tha se u është thënë zyrtarëve që të përgatisin një plan për një pengesë përgjatë kufirit, që shtrihen rreth 175 km.
Ai shtoi se Hungaria nuk mund të përballojë të presë që BE të gjejë një zgjidhje për emigracionin, pasi ka pasur një rritje të mprehtë në numrin e imigrantëve dhe azilkërkuesve që hyjnë në Hungari. Qeveria tha se rreth 54,000 emigrantë kanë hyrë në vend deri më tani këtë vit, në krahasim me 43.000 njerëz në 2014.
Policia ka regjistruar 10,000 njerëz që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme vetëm në janar. Megjithatë, dhjetëra mijëra hungarezë janë larguar nga vendi, i cili njihet si vendi më ksenofob në Evropë./klankosova.tv