Lajmet e fundit

Autoritetet e Hungarisë kanë larguar statujën e shumëpëlqyer e heroit Imre Nagy nga sheshi qendror në Budapest.
Statuja e tij është zhvendosur në sheshin Jaszai Mari në pjesën veriore, shumë larg ndërtesës së parlamentit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Nagy është vrarë më 1958 për rolin e tij kryengritës. Ai kishte kërkuar lirimin e Hungarisë nga sundimi komunist.
Zhvendosja e statujës së tij është parë me sy kritik në Hungari. Disa e kanë akuzuar kryeministrin Viktor Orban se po provon të rishkruajë historinë e vendit.