Lajmet e fundit

Hungaria e ka mbyllur kufirin me Kroacinë në përpjekje për ta ndalur fluksin e emigrantëve që i janë drejtuar Europës Perëndimore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kroacia në anën tjetër, ka deklaruar se do të fillojë t’i udhëzojë emigrantët që ta ndjekin rrugën për Slloveni.
Shteti hungarez deri më tani ka qenë pika kryesore e transitit për emigrantët e ardhur nga konfliktet e luftës në Azi, të cilët më pas i janë drejtuar Gjermanisë apo Austrisë.
Se kufiri është mbyllur, Hungaria e ka bërë të ditur të premten pasi që liderët e Bashkimit Europian kanë dështuar që të dakordohen për një plan për ta përkrahur Hungarinë për dërgimin e forcave në Greqi për të parandaluar ardhjen e emigrantëve në shtetin grek.
Kufiri është përforcuar me një gardh me tela në mesnatën e së premtes.
Një grup prej qindra emigrantësh që kë kanë arritur në fshatin Zakany, janë lejuar të kalojnë nëpërmes Hungarisë pak minuta para se të mbyllej kufiri dhe ata janë të fundit që janë lejuar të hyjnë.