Lajmet e fundit

Humbja e peshës nuk është kurrë një detyrë e lehtë.
Për të larguar kilogramët e tepërt, zakonisht duhen dieta të rrepta dhe orë të gjata në palestër, shumë durim dhe përkushtim por padyshim edhe shumë kohë të lirë, diçka që pothuajse të gjithëve na mungon.
Ne shpesh fillojmë një regjim për humbje peshe, por pas një kohe humbasim interesin, duke menduar se nuk po i shohim rezultatet që duam, ose të paktën jo aq shpejt sa do të donim, transmeton Klan Kosova.
Të heqësh dorë është e lehtë, prandaj shpesh e bëjmë, por të qëndrosh i përqendruar dhe i vendosur është shumë më e vështirë.
Por sikur të kishte një mënyrë më të lehtë dhe më të thjeshtë për të humbur peshë?
Ne jemi këtu për t’iu treguar se humbja e peshës mund të jetë shumë më e lehtë, vetëm duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Nëse ju themi se për të larguar gjithë peshën e tepërt ju duhet vetëm të përgatitni përzierjen e mëposhtme duke zier vetëm dy përbërës, a do ta besoni? Ju duhet vetëm kanellë dhe ujë, asgjë tjetër. Thjesht shtoni 1 lugë gjelle kanellë në 250 ml ujë dhe lërini të zihen për pesë minuta. Më pas, këtë lëng largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet për 10 minuta. Konsumojeni këtë lëng në mëngjes, në stomak të zbrazët dhe në mbrëmje para se të shkoni në gjumë. Përsëriteni këtë procedurë për 15 ditë me radhë dhe do të habiteni me rezultatet edhe vetë!