Lajmet e fundit

Lëngu i spinaqit mund të bëjë mrekulli.
Kjo perime ndër të tjera edhe e vret dëshirën për karbohidrate dhe redukton urinë.
Një studim i ri i publikuar në revistën "Oreks", gjeti se një mëngjes ku pini lëng të spinaqit praktikisht eliminon dëshirën për karbohidrate të bollshme të ushqimit të shpejtë, dhe në fund të fundit të çon në humbje peshe dhe në gjendje më të mirë fizike dhe mendore të trupit, raporton 10minuta.com, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit kanë punuar me një grup prej 38 femrave me mbipeshë, dhe studimi zgjati tre muaj.
Ata kanë këshilluar femrat që të konsumojnë tre vakte të ekuilibruara në ditë, të heqin dorë nga ushqimet e shpejta, ushtrojnë çdo ditë dhe të pijnë lëngë të spinaqit çdo mëngjes.
Gjysma e femrave kanë pirë një pije që përmbante pesë gramë ekstrakt spinaqi, ndërsa pjesa tjetër jo. Në fund të studimit, femrat që pinin lëng spinaqi kanë raportuar se kanë përjetuar një ndjenjë shumë të dobët të urisë. Mesatarisht, ato humbën në mes të 6 dhe 7 kilogramë.