Lajmet e fundit
Policia njofton se dje rreth orës 13:20 në Xërxë të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë të dy drejtuesit të automjeteve, meshkuj dhe dy pasagjerë.
Të lënduarit kanë marrë trajtimet e duhura mjekësore ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra.
I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar por gjendet nën përkujdesin mjekësor nën mbikëqyrjen policore.
Ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është liruar tek familjarët.