Lajmet e fundit

Thomas Strakosha është rikthyer te Lazio, por ka qenë i pafat në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme. Lazio u mposht në “Olimpico” nga Chievo me rezultatin 0-1, edhe pse dominoi totalisht ndeshjen.
Goli i Inglese në minutën e 90-të i dha fitoren miqve, që gjatë gjithë lojës qëndruan në mbrojtje. Ndërkohë Strakosha bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje, por ishte i pafat në golin e pësuar, transmeton albeu.
Portier shqiptar e preku me këmbë topin që po shkonte drejt rrjetës, por pa mundur ta devijojë aq sa duhet për të shmangur golin. Pas ndeshjes ai u vlerësua me notën 5.5.