Lajmet e fundit

Bashkëshortët e tri motrave në Mbretërinë e Bashkuar, Khadija, Sugra dhe Zohvra Davudi nga Bradford nuk kanë kontaktuar gati që një javë me gratë dhe fëmijët e tyre, transmeton Klan Kosova.
Vëllai i tyre kuptohet që do të luftoj me ekstremistët në Siri. Akhtar Iqbal bëri një apel emocional gruas së tij Sugra gjatë një konference për shtyp duke thënë: "Unë jam shumë i shqetësuar dhe po më mungoni. Kaluan shumë ditë."
Duke folur direkt me djalin e tij 15 vjeçar Junaid tha: "Nëse keni shikuar këtë video ju lutem të më kontaktoni. Unë ju dua të gjithë juve."
Mohammed Shoiab, burri i Khadija Dawood, po lotonte ndërkohë që po fliste për gruan dhe fëmijët e tyre.
Ai tha: "Fëmijët nuk mund të jetojnë pa mua".Kurse burri i Zohra Davudi nuk mori pjesë sepse ai ishte në Pakistan./klankosova.tv