Lajmet e fundit

Alasdair Wilkins, para një viti peshonte 129 kg.
Ishte një ditë, kur ai mendoi se duhet të bënte diçka për shëndetin e tij.
Për vetëm një vit, ai ka humbur 45 kg, transmeton Klan Kosova.
Por, këtë nuk e arriti me dieta të rënda.
“Unë vetëm shkoja në fitnes dhe ushtroja në trakën sportive. Ecja për një orë, për çdo ditë”, u shpreh ai për Vox.
Tregimi i tij për humbjen e peshës, është shpërndarë në më shumë se 10 mijë herë, duke i surprizuar njerëzit se si arriti që të humbas kaq shumë peshë pa dieta të rënda.
Vendimin për të ndryshuar mënyrën se si jeton, Alsadir e morri kur u largua nga shtëpia e prindërve të tij, për studime master.
“Si shumë njerëz që kanë probleme me peshë, unë menjëherë vendosa të shkojë në fitnes”.
“Ishte vetëm një aparaturë që mund të e përdorja pa ndihmën e trajnerit, e ajo ishte traka sportive”.
“Pra fillova të ushtroja aty sepse ishte shumë më lehtë”, është shprehur Alsadir.
Këtë e bëntë çdo ditë, dhe gradualisht filloi që të dobësohej.
Në fillim ai nuk mund të ecte më shumë se 8 km në orë, kurse tani Alsadir ecë 12 km në orë.
“E kuptova që mund të kënaqesh duke ushtruar. Kjo mund të duket qesharake, sepse e tillë më dukej kur njerëzit më thonin se e adhuronin të ushtronin”.
Sipas tij, gabimi më i madh që i’u thuhet njerëzve me mbipeshë, është që i’u tregojnë mënyrën se si të ushtrojnë.
Alsadir, shprehet se nëse nuk e dashuron atë se çfarë bën, nuk mund të kesh sukses.