Lajmet e fundit

Nazim Fanaj i lindur 25.09.1974 në fshatin Vërmicë të Prizrenit, me vendbanim në Han të Elezit ka humbur që nga data 18 tetor.
Policia rajonale e Ferizajt iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .
Informacione shtesë lidhur me personin e humbur :
Emri: Nazim
Mbiemri: Fanaj
Vendi i lindjes: Vërmicë
Data e lindjes: 25.09.1974