Lajmet e fundit

Dy persona janë nën akuza për vrasje, pas dyshimeve për humbjen e jetës së një 20 vjeçari në Londër.
Prej këtij incidenti u mbyll edhe Tower Brigde, duke shkaktuar kështu edhe telashe në komunikacion.
Viktima është gjetur në afërsi të kësaj ure në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pas dërgesës në qendrën spitalore ai ka humbur jetën nga lëndimet e marra, transmeton Klan Kosova.
Policia ka kërkuar bashkëpunimin e njerëzve nëse kanë parë ndonjë sulm kundrejt viktimës për shkak se zona në Tooley Street është e njohur për jetë të natës, mirëpo është kërkuar edhe nga kalimarët e rastit të cilët kanë mundur të udhëtojnë me transport publik nëpër atë zonë.
Të akuzuarit po mbahen në qeli të ndara në stacione të ndryshme në jug të Londrës. / klankosova.tv