Një magazinier në Mirditë është dërguar mëngjesin e sotëm pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Rrëshenit.
47-vjeçari Anton Prenga, punëtor në minierën e Spaçit, ka qenë duke punuar, ndërsa i ka rënë sipër një pjesë metalike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.