Lajmet e fundit

Një biçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka pësuar të martën në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.
Policia bën me dije se deri tek aksidenti fatal ka ardhur pasiqë viktima përderisa ishte duke e drejtuar biçikletën në rrethana të panjohura kishte humbur kontrollin mbi biçikletën dhe ishte përplasur në disa gurë jashtë rrugës.
Viktima është dërguar në spitalin e Pejës dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve, transmeton Klan Kosova.