Lajmet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Subash. Mësohet se viktima është Rrapo Xhavara, 41 vjeç, nga Saranda.
41-vjeçari ishte specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Xhavara humbi jetën kur mjeti me të cilin po udhëtonte (Renault me targë SR 6841B) doli nga rruga./ Top Channel