01.11.2019 · përditësuar para 2466 dite1 min lexim
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkozetit në Durrës, ku për pasojë humbur jetën një shtetas.
Viktima është shtetasi me Erjan Beli, 30 vjeç i cili ka qenë duke drejtuar automjetin tip ”Renault” kur është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.
Dyshohet se viktima ka humbur drejtimin mbi mjetin pasi ka qenë duke përdorur telefonin celular, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu dyshohet se 30-vjeçari nga Kavaja është këngëtar në klubet e natës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.