"Dhuna kibernetike", është tema e cila u trajtua këtë të diel në emisionin "Familja ime" me Mirjeta Morina.
Për të diskutuar se si ndikon në aspektin emocional cenimi i sigurisë kibernetike dhe shfrytëzomi i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve, e ftuar ishte edhe psikologjja Gzona Hulaj.
Ajo, vazhdimishit përgjatë emisoninbën apel ndaj prindërve që t'i kontrollojnë fëmijë e tyre se për çka po kyqen në internet, jo vetëm kur bëhet fjalë për lojra, video apo foto.
"Studimet e fundit, po ashtu edhe rastet e fundit kanë treguar se zakonishit kur është bërë bullizëm apo abuzime online, janë bërë nga njerëzit më të afërt, si nga ish i dashuri apo nga një shoqe e ngushtë me të cilën nuk flet më, zakonishit kjo ka ndodh si shenjë hakmarrje", tha Hulaj.
Psikologjja Hulaj, më tutje tregon se ballafaqimet e të rinjve me situata të tillla po shkatërrojnë pikë së pari shëndetin mendor, ngase ata përfshihen në stres kur të tjerët kuptojnë gjëra personale të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=CvNixgRibGs
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.