Lajmet e fundit

Hugh Jackman që luan në filmin Piter Pan në rolin e “Blalckbeard”, po rezulton se mund të ketë më shumë të përbashkëta me “Djemtë e Humbur” se me piratin.
Ai ka rrëfyer për fëmijërinë e tij të dhimbshme në një intervistë, duke thënë se sikurse Piter Panin, nëna e tij e kishte braktisur qysh kur kishte qenë fëmijë.
“Isha shumë i dëshpëruar”, thotë Jackman. “Nëna ime u largua kur isha vetëm 8 vjeçar dhe zemërimin tim fillova ta shpreh kur u bëra 12 vjet. Kjo ndodhi për shkak se prindërit e mi po takoheshin që ta shikonin mundësinë e pajtimit por kjo nuk ndodhi. Të gjitha këto vite kam jetuar me shpresën se kjo një ditë do të ndodhte”, transmeton Klan Kosova.
Sportin e kishte parë si mundësi për ta shprehur frustrimin e tij dhe që në moshë të re kishte filluar të luante ragbi.
“Që nga momenti që nëna u largua, isha një fëmijë i frikësuar dhe i pafuqishëm”, ka thënë ai.