Lajmet e fundit
E përditshmja amerikane, Huffington Post, ia ka kushtuar një artikull diversitetit fetar në Kosovë. Stephen Schwartz, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik, ka shkruar se Kosova, një vend me shumicë myslimane po i përdor edhe autoritetet vendore edhe rrjetet sociale që ta luftojë radikalizmin islamik.

Kosova brenda Ballkanit, me një shumicë të konsiderueshme myslimanësh dhe me një popullsi ku mosha mesatare është 27 vjeç, është angazhuar mjaft shumë për luftimin e ekstremizmit radikal. Përderisa disa Kosovarë janë përfshirë në radhët e të ashtuquajturit “Shtet Islamik, Qeveria e Kosovës e ka kriminalizuar dhe e dënon pjesëmarrjen dhe rekrutimin në Jihad, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Përveç kësaj, autoritetet Kosovare kanë organizuar konferenca të ndryshme duke i bërë bashkë myslimanët, katolikët dhe liderët e tjerë shpirtërorë, kundër fanatizmit religjioz. Këtë vit tema e njërës prej konferencave fetare, ishte “ Dialogu Fetar në kohën e Rrjeteve Sociale: Aktivizimi i agjentëve të ndryshimit, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe i gjuhës së urrejtjes”.
Duke përfituar nga sipërmarrësit, asistenca nga vendet e huaja dhe rinia entuziaste për rrjetet sociale, Kosova është një lokacion Europian – dhe mysliman – ideal për të kundërshtuar ideologjinë islamike duke përdorur mjete të reja nga populli i saj.
Në fjalën e saj hyrëse, presidentja Atifete Jahjaga, iu drejtua të pranishmëve, si “përfaqësues të besimeve të ndryshme dhe njerëz që ia kanë kushtuar jetën fuqisë së bashkimit shpirtëror, që të hedhin në pah vlerën e besimeve fetare dhe dialogun ndërfetar dhe më e rëndësishmja tolerancën ndërfetare.
Ajo ka thënë: “Tradita e bashkëjetesës ndërfetare, është një vlerë e shoqërisë kosovare, e cila ka kaluar në kohë të vështira”.
Huffington Post, shkruan edhe për fjalët që Hashim Thaçi i tha para të pranishmëve, duke e theksuar edhe njëherë vlerën e ligjit kundër pjesëmarrjes së shtetasve kosovarë në luftërat e huaja.
Diversiteti fetar në Kosovë, po i përgjigjet shumë mirë radikalizmit Islamik dhe problemeve të tjera në jetën fetare, thuhet në artikullin e Huffington Post.