Lajmet e fundit

Aktorja e famshme Kate Hudson, ka treguar sekretin se pse gjithmonë duket elegante.
36 vjeçarja përveç aktore shumë e njohur, ajo njihet edhe për stilin e saj shumë të veçantë, transmeton Klan Kosova.
Hudson, ka treguar se dashurinë për rrobat dhe shijen e ka trashëguar nga nëna e saj, aktorja e famshme, Goldie Hawn.
Nëna e dy fëmijëve, ka treguar se edhe pse stili i saj ka evoluar ajo ka plot gjëra nga e kaluara e saj, e që prapë mund t’i përdorë.
“Mund të them që stili im mvaret nga disponimi, por definitivisht nëse ndihem rehat me ato rroba atëherë menjëherë i vesh”, është shprehur Hudson.
Aktorja gjithashtu ka treguar se ku inspirohet për veshjen e saj.
“Gjithmonë më ka pëlqyer moda e viteve ’70-ta”, tha Hudson.
Ajo është ndarë nga burri i saj, lideri i grupit Muse, Matt Bellamy në dhjetor të vitit të kaluar.