Ushqimi i hudhrave të papërpunuara mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës lidhur me moshën e vuajtur nga pacientët e Alzheimer dhe Parkinsonit, sugjerojnë shkencëtarët.
Kompleksi natyror i gjetur në hudhër – ‘alil sulfide’ - përmirëson shëndetin e baktereve në stomak dhe gjithashtu përmirëson shëndetin njohës në të moshuarit, njofton Klan Kosova.
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se kompleksi rikthen bilionë mikroorganizmash - të njohur gjithashtu si mikrobiota të zorrëve - në zorrë.
Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar rëndësinë e microbiotave të zorrëve në ruajtjen e shëndetit.
Por pak studime kanë hulumtuar shëndetin e zorrëve dhe kushtet e lidhura me moshën.
Dr Jyotirmaya Behera në Universitetin e Louisville në Kentaki tha se kwto gjetje sugjerojnë se administrimi dietik i hudhrave që përmbajnë ‘allyl sulfide’ mund të ndihmojë në ruajtjen e mikroorganizmave të shëndetit të zorrëve dhe në përmirësimin e shëndetit njohës në të moshuarit, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.