Lajmet e fundit

Revista e përjavshme më në zë e shekullit 20-të, tani ka pronarë të ri.
Atë e kanë blerë bashkëthemeluesi i kompanisë softuerike miliarderi Marc Bienoff dhe bashkëshortja e tij, Lynne.
Kompania e cila ka menaxhuar me Time Magazine, ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje prej 190 milionë eurosh, për t’ia shitur miliarderit.
Bienoff është miliarderi i fundit i cili ka bërë investime dhe ka marrë drejtimin e një institucioni në fushën mediatike, shkruan washingtonpost, përcjellë Klan Kosova.
Para tij kishte edhe të tjerë që e kishin bërë këtë. Jeff Bezos themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon në vitin 2013 kishte blerë “ The Washington Post “.
Vitin e kaluar e veja e Steve Jobs, kishte investuar në shumicën e aksioneve në revisten Atlantic, nëpërmjet organizatës së saj Emerson Collective.
Tani me përfundimin e marrëveshjes për Time, miliarderi ka në duar ndër revistat më të spikatura të kohës.