Lajmet e fundit

Pas sulmit në Krime, numri i viktimave vazhdon të rritet.
Numri i tyre shkon në 17. Mbi 40 janë të plagosur në këtë sulm
Zyrtarët fillimisht thanë se një mjet i “pa identifikuar“ kishte shpërthyer por sipas BBC të gjitha viktimat vdiqën nga plagë të marrë nga arma e zjarrit në kolegjin teknik në Kèrç,përcjellë Klan Kosova.
Hetuesit rus thanë se një student 18 vjeçar me emrin Vladislav Roslyakov, i akuzuar për këto vrasje e ka vrarë vetën.
Ngjarja është përshkruar fillimisht si “akt terrorist”, por hetimet tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje masive.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar si “ngjarje tragjike” dhe i ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Më pas pasoj edhe një referendum që u cilësua si i papranueshëm nga shumë vende të botës.