Lajmet e fundit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, edhe njëherë i është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.
Nëpërmjet një video mesazhi ka përsëritur se dyert e NATO-s janë të hapura.
I pari i Aleancës Veriatlantike, ka shprehur qëndrimin e tij, se në të mund të hyhet vetëm pas një referendumi të suksesshëm, shkruan Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.
Jens Stoltenberg, theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë do të rris stabilitetin e organizatës.
“Marrëveshja historike për çështjen e emrit e ka hapur mundësinë për anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe anëtarësim të plotë në NATO. Anëtarësimi në NATO do të ju jep juve dhe fëmijëve tuaj sigurinë që vjen si pasojë e të qenit pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t’i jep shtetit tuaj zë të barabartë në diskutimet tona dhe sqarim të barabartë në vendimet tona. Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është mundësi gjë vjen ‘Një herë në jetë’. Dera e NATO-s është e hapur por vetëm njerëzit e shtetit tuaj mund të vendosin që të kalojnë mes saj”