Adhuruesit e filmit kanë treguar interesim të madh për Festivalin e Filmit Dokumentar që është mbajtur në Sarajevë.
Drejtori i këtij festivali Edhem Foco, ka thënë se është i kënaqur me interesimin e pjesëmarrësve.
“ Besoj se shumë shpejtë shpejtë, festivali do të zërë një vend të rëndësishëm në Evropë “
Numër i madh i njerëzve nga ballkani dhe pjesa tjetër e evropës morën pjesë në ceremoninë e hapjës së këtij festivali, e cila po mbahet për herë të pare, në Sarajevë, shkruan Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.
Në këtë edicion do të shfaqen 15 dokumentar, dhe do të ndahen 3 çmime.
Nepërmjet kësaj synohet të mbështesë dokumentarët dhe shkrimtarët duke u përqëndruar në vlerat universale humanitare dhe çështjet sociale.
Anadolu Agency është partneri gjeneral për komunikim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.