Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar të mitur, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur.
Viktima fillimisht kishte marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.