Lajmet e fundit

James Charles është një nga YouTuber-ët dhe grimerët më të mirë amerikan, i cili u bë i famshëm me formën e artit të tij të shfaqur në mënyrë virtuale.
Shumë shpejt, 24-vjeçari u bë sensacion në botë si ambasadori i parë mashkull i markave të njohura të linjave të makeup-it.
Charles në Instagram ndiqet nga 22.1 milionë njerëz, mirëpo ai ndjek vetëm 328 veta.
Në mesin e personave që ai ndjek është edhe grimerja e famshme shqiptare Dafinë Neziri, me të cilën pritet të bashkëpunojë në të ardhmen.
Neziri, e cila poashtu ka një numër të konsiderueshëm të ndjekësve, herë pas here sjellë tutoriale për adhuruesit e punës së saj, ku përveç talentit, ata i bashkon edhe mënyra e shfaqjes virtuale të punës së tyre.
Kur do të kemi një bashkëpunim në mes të kësaj dyshe, pritet ta kuptojmë së shpejti.