Lajmet e fundit

Faik Rexhepi, burri nga Presheva në vitet e 90-ta ishte bërë ikonë e rezistencës të vuajtjes së kosovarëve që shpien drejt luftës.
Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.
Ai kishte vendosur të ulej në tokë, këmbëkryq dhe ky imazh nuk i kishte ikur fotografit të famshëm, Hazir Reka.
Derisa në videon më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e Faik Rexhepit për Klan Kosova, e cila ishte realizuar në emisionin e mëngjesit "Ora 7" në vitin 2016.