Lajmet e fundit

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, beson se mundësia e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të ketë ekzistuar tre apo katër vjet më parë, por se një opsion i tillë tani është i pamundur.
"Nëse Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe të arsyetojnë një marrëveshje të tillë, mendoj se në atë rast faktorët e jashtëm nuk duhet të ndërhyjnë dhe të thonë se zgjidhja nuk është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër", tha Bolton, përcjell Klankosova.tv.
Në një intervistë për të përditshmen “Politika”, Bolton thekson se aktualisht nuk sheh zgjidhje në horizont për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.