07.10.2022 · përditësuar para 1395 dite1 min lexim
Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po e promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret e kishës ortodokse serbe.
Kështu ka thënë ai në një fjalë rasti në foltoren e kuvendit, ku shtoi se këtë informatë e ka pranuar nga një bashkatdhetar nga Franca, njofton Klan Kosova.
“Dje kam pranuar një telefonatë nga një bashkëqytetarë nga Franca, ku më tha se e ka parë një revistë ku thuhet se Kosova është tokë bizantine dhe vendi ku lindën manastiret e kishës ortodokse serbe”.
Sipas Tahirit, kjo është një doktrinë e shtetit serb që nuk do të duhej të promovohej nga Kosova.
“Nga taksat tona sponsorizohet një artikull i tillë - vendin tonë e promovojnë si një vend ku kanë lindë manastiret ortodokse serbe”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.