Lajmet e fundit

Premier Liga e Anglisë do të rifillojë këtë fundjavë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e futbollit e Anglisë.
Këtë fundjavë që vajti, ndeshjet e parapara nuk u zhvilluan për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II.
Ishte përfolur se edhe në vikendin e ardhshëm nuk do të mbaheshin përballjet e parapara, porse tashmë është konfirmuar se në fakt gjithçka do të vijojë sipas planit.
Wolves – Manchester City, Brighton – Crystal Palace, Newcastle - Bournemouth, Aston Villa – Southampton, Nottingham Forest – Fulham, Brentford Arsenal, Everton –West Ham do të jenë ndeshjet që do të zhvillohen.
Mirëpo, takimet Chelsea-Liverpool dhe Manchester United – Leeds United nuk do të luhen për shkak të mungesës së kapaciteteve të sigurisë.