Lajmet e fundit

Afrim Maliqi merr 150 euro në muaj për shërbimet e domosdoshme ditore.
Kjo shumë e ndarë nga shteti për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë aktualisht mund të mbetet e tillë, meqë qeveria s’i ka përfshirë ata në projektligjin që e rrit pagën minimale.
Kjo po kundërshtohet nga këto dy kategori, të cilat kërkojnë që kompensimi për ta të bazohet në minimalen, gjë të cilën e lypi edhe opozita kur kundërshtoi ligjin e sjellë nga ekzekutivi.
Këtyre u është kumtuar një zgjidhje tjetër, e cila s’po ua mbush syrin, njofton Klan Kosova.
Dërgimi i komenteve te qeveria për projektligjin për minimalen nuk u kreu punë as personave të verbër.
Pakënaqësinë e tyre këta opsion e kanë ta shprehin edhe përmes protestës, por e cila është vështirë e realizueshme për ta.