Lajmet e fundit

Njerëzve të Pakistanit u është kërkuar që të reduktojnë sasinë e çajit që pinë, për të mbajtur në këmbë ekonominë e vendit.
"Pirja e më pak filxhanëve në ditë do të shkurtonte faturat e larta të importit të Pakistanit", tha ministri pakistanez Ahsan Iqbal, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rezervat e ulëta valutore të vendit - aktualisht të mjaftueshme për më pak se dy muaj për të gjitha importet, e kanë lënë buxhetin e vendit në nevojë urgjente për fonde.
Pakistani është importuesi më i madh në botë i çajit, duke blerë më shumë se 600 milionë dollarë vitin e kaluar.
Thirrja erdhi pasi rezervat valutore të Pakistanit vazhdojnë të bien me shpejtësi - duke ushtruar presion mbi qeverinë për të ulur kostot e larta të importit dhe për të mbajtur fondet në vend.